Pite me spinaq

Për 4-6 persona nevojiten:

  • 500-600 gr (4 gota) miell
  • 2-3 gota ujë
  • kripë
  • 1/4 gotë vaj
  • 2 gota gjalpë
  • qepë të reja
  • 1kg spinaq
  • 1 copë djath (crumbled feta)
  • 2-3 vezë
  • 1/2 gotë jogurt
  • 1/2 gotë qumësht
  • 1/2 gote ajkë

Brumi

Miellit ia shton 3 gota ujë, 1 lugë kripë, 1/4 gote vaj dhe e
perzien. E ngjeshë mirë dhe e le të rrijë për 15-20 minuta, pastaj e ndanë në kuleq të vegjël. Kuleqet i shtrinë ngapak, i lyen me gjalpë dhe i bën nga 3 bashkë, i le edhe 15 minuta të lëshohen përsëri. Kur të jene lëshuar i shtrinë dhe i qet ne tepsi: e shtrine njeren pete qe t’i mbuloje edhe skajet e tepsisë, ne mënyrë që ato skaje të kthehen sipri petes, i lynë me gjalpë. Keshtu duke i shtri, i lyn dhe e qet gjysmen e peteve, pastaj e hedh fillin ne mes (është mirë qe edhe petët përpara tu hedhet pak fill ose vetëm ajkë me gjalpë.

Filli

Një kg spinaq ose edhe më pak, grihet. I shtojmë nje qepë te grirë, kripë dhe një gjysmë gjalpi të shkrirë, të nxehtë. Poashtu i shtojmë një copë djath, një ajkë, dy-tri vezë, kos, qumësht dhe një-dy lugë miell qe masa të mos lëshojë ujë. Këtë fill e qet në mes të petëve të cilat i ke shtrirë. Pjesën tjetër të petëve i qet sipri. Piten e lyen në fund me gjalpë. E pjekë në temperaturë 250C (450F). Kur të piqet e mbulon me një pecetë.

1 Comment

Add Yours →

Brumi: 500-600 gr miell, i hedh 2-3 gota uje, pak krip pak vaj dhe e perzien, e ngjeshe mire, e le ashtu per 15-20 minuta, pastaj e ndane ne kuleq te vegjel.kuleqet i shtrine ngapak i lyen me gjalpe dhe i bene nga tre bashk, i le edhe 15 minuta te leshohen perseri. Kur te jene leshuar i shtrine dhe i qet ne tepsi: e shtrine njeren pete qe t’i mbuloje edhe skajet e tepsise, ne menyre qe ato skaje te kthehen sipri petes. i lyne me gjalpe. Keshtu duke i shtri, i lyn dhe e qet gjysmen e peteve, pastaj e hedh fillin ne mes (eshte mire qe edhe petet perpara tu hedhet pak fill ose vetem ajke me gjalpe.

Filli: nje kg spinaq ose edhe me pak, grihet, i hedhim nje qepe, krip dhe nje gjysme gjalpi te shkrire,te nxehte. Poashtu i hedhim nje cope djath, nje ajke dy-tri veze, pak kos pak qumesht dhe njedy luge miell qe masa mos te leshoje uje. kete fill e qet ne mes te peteve te cilat i ke shtrire. Pjesen tjeter re peteve i qet sipri. Piten e lyen ne fund me gjalpe. e pjeke ne zjarr 250(450) kur te piqet e mbulon me nje pecete .

Lini një Përgjigje

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.