Pёr 2-4 persona nevojiten:
- 1/2 kg mish tё bluar viçi
- 1 filxhan tё vogёl oriz
- 1 qepё mesatare
- 1/2 kg fleta tё lakrёs
- 1 lugё e vogёl krypё
- biber tё kuq sipas shijes
- vegetё
- 2-3 lugё tё mёdhaja vaj
- 1/2-1litёr ujё
E merr mishin e bluar, ia grinё njё qepё imёt. Ia shton orizin e larё. I shton melmesat (krypё, biber, vegetё), i pёrzien mirё.
Nё anёn tjetёr i merr fletёt e lakrave, i zgjedhё tё mira (tё holla, pa shumë karcej). Fletat i mbushë me mish dhe i mbёshtjellё me kujdes duke i mbyllё skajet pёrbrenda.
Nё njё tenxhere mesatare e qet pak vaj dhe i shtron dy-tri fleta tё lakrёs dhe pёrmbi i radhitё sarmat.
I qet me vlu nё temperaturё tё lartё, sipri i qet pak vaj dhe ujё deri në gjysёm tё tenxherёs. Kur tё vlojnё, e zbret temperaturёn nё tё ulёt, ia vnon kapakun dhe i len tё zihen ngadalё për 30-45 minuta.
Nё fund, simbas dёshirёs, mundesh me e mbaru njё salcë me biber tё kuq dhe me miell për me e qitë sipri. Poashtu, pazi te zihen, sarmat mundesh me i qitё nё tepsi dhe me i fute nё furrё për me u rreshkё.

Leave a Reply