Hithenik

Përbërësit

  • 1 kg hitha
  • 4 gota miell misri
  • 2-3 gota ujë të valë
  • 1/4 gote vaj
  • 1 gotë qumësht
  • 1 gotë jogurt
  • kripë
  • biber i zi

Përgatitja e hithave

I marrim hithat në një enë dhe iu heqim trungun me gërshëre. Pastaj i hedhim në një enë kulluese dhe i shpërlajmë. I përvlojmë me ujë të valë që t’iu zbuten thumbat. I kullojmë dhe i shtrydhim me dorë. Pastaj i grimcojmë hithat dhe disa qepë të reja. I fërgojmë së bashku me disa lugë vaj, dhe kryp e biber. Pasi të zbuten pak, iu shtojmë një gotë jogurt bimësh dhe i përziejmë. 

Peta e poshtme

Për të bërë petën e poshtme, marrim tre gota miell misri, pak krypë, një të katërtën e gotës vaj, dhe 2 gota ujë të valë. I përziejmë bashkë. 

E shtriejmë brumin me kujdes në një tepsi të lyer me vaj, duke e shpërndarë njëtrajtshëm me një lugë të rrafshët. E përhapim edhe skajeve me dorë. 

E shtojmë masën me hitha, dhe e shpërndajmë mbi petë.

Peta e sipërme

Për petën e sipërme, marrim dy gota miell misri, pakëz krypë, një gotë qumësht bimësh, një gotë jogurt bimësh dhe i përziejmë mirë. Peta e sipërme bëhet më e hollë dhe brumi shpërndahet më lehtë sipri masës me hitha. Mund t’i shtohet edhe 1/2 gote ujë i valë nëse dëshirohet peta edhe më e hollë.

Pjekja

E fusim në furrë për katërdhjetë e pesë minuta, në 425 shkallë Fahrenheit, derisa të skuqet.

E prejmë dhe e shërbejmë të ngrohtë. 

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

seventeen + seven =