Sarma me fleta rrushi

Përbërësit

Për 7-8 persona nevojiten:

  • Një qepë
  • Dy gota oriz
  • Katër gota ujë
  • Një kavanoz me gjethe të rrushit
  • Dy-tri domate
  • 1/4 lugë biber i kuq
  • 1/4 lugë biber i zi
  • 1/8 lugë allspice
  • 1 lugë kopër
  • 1 lugë mentë
  • 1/4 gote vaj ulliri
  • 4 limona:
    • Lëngu i dy limonave
    • Dy limona për dekorim

Mbushja

Në një tenxhere të thellë ngrohen dy-tri lugë vaj, shtohet qepa me kripë dhe fërgohet qepa deri sa të zbutet. Pastaj shtohen domatet, biberi dhe kopëri dhe fërgohen së bashku për disa minuta. I shtohen dy gotat oriz dhe fërgohen edhe për disa minuta, tani i shtohen dy gota ujë. Zihen në temperaturë mesatare për 30-40 minuta, derisa të rritet orizi. Largohet nga zjarri dhe pasi të ftohet i shtohet menta e grimcuar dhe vaji i ullirit. Përzihen.

Mbështjellja

Fletët e rrushit nxirren nga kavanozi dhe shpërlahen me ujë të ftohtë. 

Në tavolinë shtriihet një letër për pjekje dhe shtrihen fletët për t’u mbushur, një pas një. Zgjidhen gjethet e plota, të gjera, dhe në mes i qitet një lugë mbushje. Mbështjellen skajet dhe mbështillet gjethja me kujdes deri sa të merr formën cilindrike. (Mund të bëhen bashkë dy gjethe jo të plota nëse gjethet janë të vogla.)

Në një tenxhere të thellë mbulohet fundi me një shtresë gjethesh (zgjidhen gjethet që nuk janë të mira për mbështjellje). Rradhiten sarmat e mbështjellura deri sa të mbulohet fundi me një shtresë sarma. Sarmat mbulohet me një shtresë gjethe, dhe rradhitet edhe një shtresë tjetër me sarma. Përsëritet deri sa të mbushet tenxherja. I shtohen dy gota ujë dhe një shtresë limona. Ujit i shtohet lëng limoni.  Mbulohet me kapak dhe zihen në temperaturë mesatare për 30-40 minuta.


Posted

in

, ,

by

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

2 + nine =