Hashure me shurup panje

Hashure është një puding gruri shumë i shijshëm. Është desert i lashtë që në trevat Shqiptare njihet edhe si “qyshkek”, dhe është shërbyer për dasma e festa të ndryshme, si për Darkën e Lamës. 

Përbërësit kryesorë janë: gruri i qëruar, frutat e thata, arrat e ndryshme dhe sheqeri. Në vend të sheqerit mund të përdorim shurup panje.  

Përbërësit

Do të përdorim: 

  • 300 gr grurë i qëruar
  • Fruta të thata. Rreth 50 gr prej secilës:
    • Fiq (të grimcuar)
    • Hurma (të grimcuara)
    • Qërshi
    • Boronica 
    • Boronica të kuqe 
  • Arra (të grimcuara)
  • Bajame (të grimcuara)
  • Disa shkopinj kanelle
  • 1 lugë të madhe krypë
  • 1 gotë shurup panje për ëmbëlsim
  • 1-2 lugë të mëdhaja niseshte
  • Pluhur kanelle
  • Disa shega për dekorim

Së pari e shpërlajmë grurin dhe e vëjmë të vlojë në një tenxhere me rreth një litër ujë. Kur të vlojë uji, e ulim temperaturën, e përziejmë grurin dhe i hedhim disa shkopinj kanelle dhe një lugë krypë. E përziejmë, ia vëjmë kapakun dhe e lëjmë të vlojë për dy orë në temperaturë të ulët. Gjatë kësaj kohe mund të grimcojmë arrat dhe frutat.

E tretim niseshten me pak ujë të ftoftë. Pasi të zihet gruri, i heqim shkopinjtë e kanellës dhe i shtojmë rreth një litër ujë të vluar dhe niseshten e tretur. Niseshtja e bën të trashet–mos i qitni më shumë se dy lugë. 

E përziejmë dhe i shtojmë frutat e thata dhe arrat një nga një. Poashtu e shtojmë edhe shurupin e panjës. E përziejmë dhe e lëjmë të zihet edhe pak në temperaturë të ulët që të trashet dhe të lirojnë shijen frutat e arrat. E fikim zjarrin dhe pasi të ftofet pak e vendosim nëpër enë të ndryshme për shërbim dhe ruajtje. E dekorojmë me pluhur kanelle, me arra të grimcuara dhe fara të shegës, sipas dëshirës. 

Mund të shërbehet e ngrohtë ose e ftoftë. Hashurja do të vazhdojë të trashet me kohë dhe shija bëhet edhe më e mirë pasi të rrijë në frigorifer. 

Ju bëftë mirë!


Posted

in

, ,

by

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

17 + seventeen =