Bakllavë

Bakllavë e lehtë dhe shumë e shijshme.

Përbërësit

  • 2 pako petë të gatshme (rreth 40 petë)
  • 500 gr arra
  • 1 gotë vaj bimësh
  • 1 lugë kanellë
  • 1/2 lugë erëza të ëmbla të përziera (si arrëmyshk, karafil, kardamom, xhenxhefil, allspice)
  • 3-4 gota shurup panje
  • 1 gotë fëstekë

Mënyra e gatimit

Një tepsi mesatare lyhet me vaj dhe shtrihet rreth 1/3 e petëve të blera një nga një. Çdo e dyta lyhet me vaj sipri.

Grimcohen arrat imët, përzihen me kanellë e erëza të ëmbla sipas dëshirës. Gjysma e arrave shtrihen mbi shtresën e parë të petëve.

Pastaj shtrihet edhe 1/3 e petëve përmbi shtresën e arrave. Shtrohet edhe një shtresë me arra dhe mbulohen me petët e mbetura. Sipërfaqja lyhet me vaj. Bakllava prehet me kujdes në katërkëndësha me një thikë të mprehtë.

Bakllava piqet në furrë të ngrohur gjithsej për 1 orë e gjysëm. Për 30 minutat e para temperatura është me e lartë, 375°F, pastaj zvogëlohet në 320°F dhe piqet derisa të skuqet.

Sapo të nxirret nga furra i shtohet shurupi i panjës derisa të depërtojë nëpër petë. Petët e nxehta e thithin shurupin duke vluar. Shurupi mund të tëhollohet pakëz me ujë, për sasi më të madhe.

Bakllava mund të dekorohet me fëstëkë të bluar ose arra të bluara.

Video

Bakllava jonë e festave të fundvitit.

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

10 − two =